Ministrja e Shëndetësisë, ka publikuar foton nga Spitali Infektiv, teksa një infermier kujdeset për pacientët e shtruar në spital me simptoma të rënda prej COVID-19.
Ogerta Manastirliu apelon që infermierët duhen ndihmuar duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë së qytetarëve jashtë spitaleve, ende të painfektuar, për të respektuar masat e thjeshta ndaj COVID-19 si distanca, maska dhe higjiena.
Muajin e fundit janë rritur ndjeshëm shtrimet tek Infektivi dhe pacientët me COVID-19 teksa ka përkeqësuar gjendjen aktuale të Shqipërisë.
“Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19”, shkroi ministrja.
“Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit #COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë!”, shtoi ajo.
T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID 19″, – theksoi më tej Manasterliu.
Ministrja e Shëndetësisë, e mbyll reagimin e saj, duke kujtuar disa nga rregullat bazike:
Ruaj distancën nga të tjerët
Vendose maskën
Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive