Dy shtetas turq janë arrestuar në Aeroportin e Rinasit.
Ata kanë kundërshtuar me dhunë kontrollet e punonjësve të Policisë Kufitare.
Mësohet se H.Z, 35 vjeëç, dhe A.Ç, 29 vjeç, nuk plotësonin kushtet për të hyrë në territorin shqiptar.
Pasi u komunikua që ata nuk mund të kalonin, tentuan ta bënin një gjë të tillë me dhunë.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.
/a.r