Një tjetër pushues është mbytur në det ditën e sotme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 13 të qytetit të Durrësi.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se 60-vjeçarja F.Zh u mbyt duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Ngjarja e sotme e çon në 5 numrin e të mbyturve në këtë sezon veror.
/a.r