Avioni transportonte kokainë me vlerën e më shumë se 4.9 milion dollarëve.
Kontrabandistët meksikanë u aksidentuan me aeroplanin e tyre privat, pasi e ulën atë në rrugën e një xhungle në Meksikë, kur aeroplanët ushtarakë filluan ta ndjekin.
Ushtria meksikane e kapi avionin e kontrabandistëvem pasi bëri një ulje emergjente.
Video e postuar nga zyrtari i lartë i policisë së shtetit “Quintana Roo” tregoi tymin dhe flakët që lëshonte avioni, ndërsa ishte ulur në një autostradë rurale me dy korsi.
Avioni, i cili dyshohet se mbante qindra kilogramë drogë shpërtheu në flakë, në gadishullin Jukatan.
Departamenti i Mbrojtjes tha që avioni kishte mbërritur nga Amerika e Jugut dhe ishte gjurmuar që kur hyri në hapësirën ajrore meksikane.
Sipas departamentit, dy aeroplanët e forcave ajrore u dërguan për ta ndjekur, ndërsa pasagjerët u hodhën me parashutë, para se avioni të rrëzohej.
Është e paqartë nëse aeroplani bëri ulje urgjence dhe më pas shpërtheu në flakë, apo trafikantët e vunë zjarrin me qëllim.
Transmetuesi Milenio, i cili tregoi pamjet e aeroplanit gjysmë të djegur në një autostradë të rrethuar nga bimësia e dendur, raportoi se aeroplani kishte mbërritur nga Maracaibo, Venezuelë.
Reuters nuk mundi të verifikojë informacionin, sepse qeveria e Venezuelës nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Asnjë arrestim nuk është bërë deri tani lidhur me ngjarjen.
/a.r