hoferi i autobusit u tërhoq nga sedilja dhe u rrah barbarisht nga një bandë të rinjsh, ndërsa kërkoi që të zbatoheshin prej tyre rregullat e koronavirusit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një provincë të Francës, pranë Bordosë.
Shoferi i autobusit Philippe Monguillot, në foto me gruan e tij Veronique, pas sherrit teksa të rinjtë nuk e dëgjuan dhe e morën madje për fyerje këshillën e tij që të vinin maska ose të zbrisnin, më pas e rrahën shoferin për vdekje.
Lidhur me ngjarjen, – raporton javanews.al – “bashkëshortja e tij e tronditur, Monguillot tha: Ai nuk mund të na linte kështu, do të mbushte 59 vjeç, së shpejti. Jo, nuk mund të vriten njerëzit kështu. Nuk mund të vriten kot!”
Monguillots janë prindër të tre vajzave të moshës 18, 21 dhe 24 vjeç, dhe ato po mbështeten nga miqtë dhe kolegët, pas ngjarjes tragjike.
Philippe do të dilte në pension brenda një viti dhe ne familja e tij po planifikonte të blinte një shtëpi të re në shtator. Autorët e ngjarjes janë ndaluar nga policia.
/a.r