Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar çuditshëm ndaj qëndrimeve të shefes së Infektivit, Najada Çobo, e cila foli dje për situatën e krijuar në vend nga COVID-19.
Por Petrit Vasili nuk ka kursyer ofendimet, teksa e ka quajtur si ‘profesioniste langaraqe’, qe sipas tij, po fajëson popullin për pandeminë. Ndërkohë që për ish-deputetin e LSI-së, profesionistët nuk kanë kurajo t’ia thonin në sy kryeministrit kur dhu noi çdo rregull të pandemisë, apo sipas tij kur shembi Teatrin Kombëtar.
“Profesionistë lengaraqë!
Turp per profesionistet lengaraqe, qe fajesojne popullin per pandemine.
Turp per profesionistet lengaraqë që s’jua mban ti thone te verteten ne sy kryeministrit qe dhunoi gjithshka dhe cdo rregull te pandemise.
Turp per profesionistet lengaraqë qe mbyllen gojen kur Kryeministri me mijra police dhunoi cdo rregull dhe shembi teatrin.
Lexojini ç’ka thene kryeministri mor lengaraqe dhe trimerohuni nje sekonde te vetme ne emer te profesionit dhe humanizmit ndaj njerezve dhe tregoini vendin sharlatanit
Lexojini pra dhe skuquni… :
Rama ne 2 maj deklaronte:
“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.
Ja cfare thoshte po ky Rama ne 2 qershor:
” doni, nuk doni ju, që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.
Me 18 mars Rama refuzonte perdorimin e maskave:
“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.
Me 17 mars Rama refuzonte te bente testime ja cfate thoshte:
“Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin..”– shkruan Vasili.
/a.r
Ky idioti nuk e kupton qe e kane lene ne vijen e pare te sulmit per tja dhjere nje here e mire surratin e shpifur.Injorant, as si zagar nuk ben se leh pa e gjetur gjahun
O kriminel! O vrases! O faqezi! O ndyresire! I i paturp.Rrugac!
Nje hajdut serial i LSI dhe llapaqen i certifikuar perball nje mjeke heroine si zonja Como.Cfar diferene ,midis suksesit dhe deshtimit te Tit Vasilit