Finalizohet operacioni policor i koduar “Antikat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit dhe vihen ne pranga 3 persona.
Policia e Durresit ben me dije se ka arrestuar shtetasin A. V., 49 vjeç, banues në Fier, qe siguronte veprat e artit dhe dy te tjere qe gjenin klientelen per t’i shitur.
Policia ka sekuestruar dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore.
NJOFTIMI
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës dhe u finalizua pas tri javë hetimesh.
Sekuestrohen dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore.
Veprat do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas disa javë hetimesh të kryera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antikat”.
Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit:
A. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;
A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.