Shefja e Repartit Infektiv në QSUT, Najada Çomo tha në “Open” se kjo ka qenë periudha më e vështirë në të gjithë jetën e saj.
Mjekja ka treguar dhe rastet e humbjeve të jetëve në spital dhe tha se ajo ka informuar familjarët për vdekjen e të afërmeve të tyre.
“Unë kam qenë personi që kam informuar familjarët për humbjet e jetëve në spital. Imagjoni që unë ata njerëz nuk i njihja dhe ka qenë një situatë shumë e vështirë që e kam përjetuar gjithë këto kohë. Shumë herë kam derdhur lotë me kolegët për humbjen e jetëve të këtyre personave”, shtoi Çomo.
Më tej ajo u pyet nëse ndonjë pacient ka lënë ndonjë amanet në fund të jetës, e teksa nisi të rrëfente Çomo u përlot dhe tha ai është momenti më i vështirë për të.