Një autobus i linjës Vorë-Tiranë ka përplasur një të ri në kryeqytet, i cili po kalonte me biçikletë në vijat e bardha, në rrethana të paqarta, duke e lënë atë të plagosur rëndë, madje mbeti i shtrirë për 30 minuta në rrugë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes denoncuara nga dy vajza tregonin sesi njerëz të shumtë e kureshtarë janë mbledhur, ndërsa makinat vazhdojnë qarkullimin normalisht.
Aksidenti ndodhi përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, kur i riu rreth 25-vjeç është përplasur nga autobusi. Dëshmitarët nga vendngjarja thanë se mjeti me targa “AA 829 YG” ka shkelur semaforin e kuq, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa e ka hedhur djalin e ri në ajër.
Ndërkohë policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ka pritur ambulancën, por nuk ka ndaluar qarkullimin. I riu i aksidentuar ka qëndruar në rrugë, ku shihet edhe njolla gjaku, i shtrirë deri sa erdhi ambulanca. Po hetohet mbi përgjegjësitë e secilit në këtë ngjarje të rëndë. /a.r
Aksidenti ka ndodhur ne oren 18:13 dhe urbani ka kaluar te pakten me 45 km/h she semafor te kuq. Mora ambulancen ne telefon dhe me eshte pergjigj mbas 10. Ndersa policia kishte mendjen te vendosur gjoba per makinat qe kishin hapur krahun tek piaca. Jemi bere Per te ardhur keq si komunitet