Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kamzës, Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Kjo vendimmarrje e Mziut vjen në kushtet kur kryetarët e degëve janë të përjashtuar për të garuar si kandidatë për deputetë.
Më herët, të njëjtën gjë kanë bërë edhe kryetarët e degëve të PD-së në Korçë dhe Fier.
Vendimi tij vjen pas udhëzimit nr.60 të PD, sipas së cilës, çdo kryetar dhe sekretar dege që kërkon të garojë për deputet apo kryebashkiak, duhet të japë më parë dorëheqjen.
/a.r