Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, do të takohet me presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.
“Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize në Paris, tregon kujdesin dhe përkushtimin e presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Kryeministrit.
Ky takim ndërmjet Hotit dhe Macron, vjen disa ditë, para mbajtjes së një samiti virtual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Samiti virtual, që do të mbahet të premten, më 10 korrik, organizohet nën ndërmjetësimit e presidentit francez, Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky samit, ku merr pjesë edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
/e.rr