Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në një klub nate në Karolinën e Jugut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si pasojë e sulmit mbetën të vrarë dy persona dhe tetë të tjerë u plagosën.
Disa njerëz kanë nxituar me vrap të dilnin nga lokali kur u dëgjuan të shtënat me armë.
Zyrtarë policorë thanë se kjo ngjarje ka qenë e lidhur me një bandë dhe se autoritetet po kërkojnë për dy të dyshuar.
Më poshtë keni pamje nga vendngjarja, kur filluan të shtënat.