Një shumë e madhe parash, rreth 1 milion euro, raportohet të jenë grabitur në një banesë në Shkup, të Maqedonisë.
Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme, të shtunën e 4 korrikut.
Rreth orës 22:10 në policinë e Shkupit, Sh.I., 58 vjeç ka denoncuar se nga ora 19:30 deri në orën 21.45 në shtëpinë e tij, një person i panjohur ka kryer një vjedhje të rëndë.
Bazuar në denoncimin e bërë, i dyshuari ka hyrë me forcë në shtëpi dhe në njërën prej dhomave ka marrë tre çanta ku ka pasur 800 mijë euro, 60 mijë dollarë amerikanë, 50 mijë franga zvicerane dhe 1 milion denarë.
Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur.
/a.r