Një rast i ri infektimi me koronavirus është shënuar në Kolonjë, ku nëna ka infektuar djalin.
Nga testimet e kryera në orët e fundit një 30-vjeçar ka dalë pozitiv me koronavirus.
I riu është djali i gruas, e cila u konfirmua pozitive me Covid-19, pak ditë më parë.
Aktualisht nënë e bir janë të karantinuar, teksa vijon hetimi epidemiologjik, për të kuptuar deri ku është shtrirë infektimi.
Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me Covid-19, si dhe janë shënuar 76 viktima.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 449; Durrës 205 Shkodër 169; Vlorë 119; Lezhë 60; Fier 48; Korçë 36; Kukës 20; Elbasan 16; Berat 16; Gjirokastër 13 dhe Dibër 9.
/a.r