Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sjellë në fokus ditën e sotme një mesazhin e mjekes së njohur onkologe Silvana Çeliku.
Ajo thekson se si mjeke onkologe ka luftuar për jetën e shumë pacienteve për vite të tera.“Jam gëzuar shpesh kur kemi fituar këtë betejë por edhe jam mërzitur shume kur kam patur humbje jete, me këtë virus qenka ndryshe. Ky është një virus me sëmundshmëri shumë të lartë, me vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme. Shpesh i bej pyetje vetes, me falet mua te vdes nga një grip? Unë them jo, ne nuk dimë shume gjera për këtë virus, por dimë si te mbrohemi. Respektoni rregullat dhe së bashkë të mundohemi edhe një herë ta mposhtim këtë virus”, thotë mjekja e njohur.