Një makinë sportive luksoze, Lamborghini është kapur nga radarët e policisë rrugore duke udhëtuar me 236 km/h në në Bypassin Fier-Vlorë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km/h.
Sapo u konstatua shpejtësia marramendëse, mjeti u ndalua nga punonjësit e policisë rrugore.
Këta të fundit i komunikuan drejtuesit shkeljen që kishte kryer duke i treguar edhe shpejtësinë e lartë me të cilën udhëtonte.