Dita nisi me diell, por nuk do te mungojne surprizat ne vijim.
Te gjithe ju qe keni planifikuar bregdetin per sot, beni kujdes.
Sinoptikanet kane parashikuar nje mot te paqendrueshem, ku nuk do te mungojne reshjet e shiut.motiii
Sherbimi Meteorologjik ben me dije se “Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit”.
Ja parashikimi
Dita diel do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.
Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar më shkarkesa elektrike.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtesi deri në 15m/s.
Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës.
Me konkretisht temperaturat parashikohen:
zonat malore 15°C deri në 30°C
zonat e ulëta 17°C deri në 33°C
zonat bregdetare 18°C deri në 33°C