Shtetet e Bashkuara të Amerikën festojnë sot 244-vjetorin e Pavarësisë.
Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim përmes një video-mesazhi në Facebook, tha se ky 4 korrik do jetë ndryshe nga të tjerët, nisur nga pandemia COVID-19.
Kim u shpreh se ndonëse duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë, në histori.
“Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlinndjen e 244-ët”, u shpreh Kim në mesazhin e saj.
“Ndërsa duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, ne , amerikanët dhe shqiptarët jemi jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrotja e lirisë sonë, e pavarësisë sonë, dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen”, shprehet në video-mesazhin e saj ambasadorja amerikane Yuri Kim.