Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare për qëndrimin që mbajti lidhur me akt-akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veselit.
Hoti gjatë fjalës së tij i ka quajtur vëllazërore marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas tij tashme duhet të kalojnë edhe në bashkëpunime konkrete.
Kryeministri i Kosovës tha se janë tre projekte madhore të cilat duhet të finalizohen midis dy vendeve dhe që kanë qenë pjesë e diskutimit mes dy krerëve të qeverive.
“Janë tre projekte konkrete që ne kemi diskutuar, e para që ka të bëjë me krijimin e një pike Doganore në Durrës për mallrat e Kosovës.
Ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar Kosovën me energji dhe projekti madhor i lidhjes së dy vendeve tona me hekurudhë. Në vjeshtë të këtij viti besoj do të gjenden fondet për realizimin e këtij projekti”, tha Hoti.
g.kosovari