Pas 9 fitoreve radhazi në kompionat Partizani është ndalur në Vlorë ku barazi me Flamurtarin vendas me shifrat 0-0. Me gjithë superioritetin e treguar ndaj një ekipi me shumë probleme si Flamurtari, “demat e kuq” nuk arritën të shkonin më shumë se një barazim pa gola. Rastet nuk mjaftuan për të siguruar fitoren e radhës, që do të ishte e dhjeta.
Pas këtij rezultati, tashmë të kuqtë vijojnë të qëndrojnë në krye të tabelës, por në rast fitoreje të Skënderbeut në fushën e Kukësit, diferenca do të ngushtohej në vetëm 1 pikë.
Një ndeshje krejtësisht tjetër ishte ai e zhvilluar këtë të mërkurë në Pukë. Vendasit e Tërbunit arritën të fitojnë me rezultatin 4-2 ndaj Bylisit. Deri këtu asgjë për t’u çuditur, por nëse do të kishit parë ndeshjen dhe do të dëgjonit thirrjen e tifozëve gjatë takimit, do ta kuptonin që diçka nuk ka shkuar ashtu si duhet. Vendasit arritën të shënojnë 4 gola në këtë takim, por lehtësia me të cilën ata u shënuan i bën të pranishmit të kontestojnë ekipin e tyre.