Asnjë vend tjetër në botë nuk do të jetë në gjendje të blejë ilaçin Remdesivir, i cili mund të ndihmojë shërimin nga Covid-19, të paktën për tre muajt e ardhshëm.
Kjo për shkak se SHBA ka rezervua dhe blerë të gjithë stokun e ilaçit nga kompania e cila e prodhin.
Sipas BBC-së, administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka siguruar pothuajse të gjithë furnizimin e Remdesivirit për të paktën 3 muajt e ardhshëm.
Ilaçi, i prodhuar nga firma Gilead Sciences, është i pari i aprovuar nga autoritetet në SH.B.A. që përdoret për të trajtuar Covid-19.
Ky ilaç ka rezultuar se ndihmon njerëzit të shërohen më shpejt nga sëmundja.
Një deklaratë nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore thotë se Trump arriti një marrëveshje “të mahnitshme” me Galaad për 500,000 doza, që arrin në 100% të kapacitetit prodhimit nga firma Galaadit në muajin korrik, 90% të saj në gusht dhe 90% në shtator.
g.kosovari