Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka qënë i ftuar në emisionin “A show”, ku ka folur për opozitën parlamentare deri për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Në batuta e ngacmime me moderatorin, Adi Krasta, Majko është shprehur se nuk ka pasur frikë që të shprehë mendimin e tij, por nuk e ka rithënë kur ka qënë i përsëritur.
BISEDA NË STUDIO:
Majko: Nuk kanë fjalor shumë inteligjent. Por bënë një akt për të ardhur në parlament. Me ta mund të flasësh për mustaqetm kostumet.
Krasta: Ne e dimë kush i thirri, kush i tha që do shkoni në parlament..
Majko: Kush i thirri? Po më thoni që kjo fasadë, i ka sjellur BE dhe SHBA. Po pse? Pyetje naive është kjo…
Krasta: Për të ruajtur fasadën…
Majko: Jemi shumë familje vibrante. Ndryshe do të ishim regjim
Krasta: Sa afër i shkove! Po nuk më dukesh që ke bërë ndërhyrje në faqe.
Majko: E kisha të ënjtur, po lërini këto. Paskam pasur frikë se do më hiqnin nga partia ë?
Krasta: Lutem të keni një mandat të tretë. Lutem që të ndodhë, Ferri do të jetë një stacion treni. Shpresoj shumë…
Majko: Ti do jesh në rregull, emisionet e tua do të jenë më të shikueshme.
Krasta: Kjo është e vërtetë. Po unë e di që t’i e do Teatrin.
Majko: Kam qënë kundra që në krye të herës. Nuk ka dhëmballë që ma ndryshon mendimin. Unë nuk zëvëndësoj dot opozitën e Shqipërisë.
g.kosovari