Gazetari Artan Hoxha në studion e “Provokacija” me Mustafa Nanon ka deklaruar se në Shqipëri ende krimi nuk e komandon politikën, por kjo e fundit e përdor.
Teksa, ka dhënë detaje për natyrën e krimit të organizuar në vend, Hoxha thekson se që nga viti 2004 “bota e krimit” është në proces reformimi.
Sipas tij, shqiptarët njihen jashtë si shumë të guximshëm, por nuk krijojnë kartele. Gazetari thotë se bandat nuk kanë një “kokë”, por janë të shpërndara në territor. Madje Hoxha flet edhe për “kohën e artë”, kur grupet bëjnë marrëveshje dhe në këtë periudhë në vend nuk ka vrasje.
“Për fat të mirë ende krimi në Shqipëri nuk e komandon politikën. Tek ne janë politikanët që ende e urdhërojnë dhe përdorin krimin. Në provinca drejtues të policisë, të kadastrës vendosen nga krimi. Në Vlorë është rasti tipik. U bë marrëveshje mes palëve. Shteti u dorëzua. Rasti tjetër që dëshmon këtë sic ndodhi në Jalë.
Pas 2004 më rezulton se jemi para një reforme që krimi po e bën vetë. Aty nuk ka vetting fallso. Atje nuk ka gjykata administrative. Aty kanë ca piketa. Nëse e keni vënë re është rritur numri i vrasjeve të tipit mafioz. Edhe pse policia ka pasur së fundmi sukses.
Ata duken shumë më përpara se autoritetet dhe kjo mua më tmerron. Shqiptarët janë bërë të rëndësishëm në mediat botërore vitet e fundit, kur u fut kokaina dhe ne shkuan në Amerikën Latine. Shqiptarët njihen shumë të guximshëm. Kemi një të keqe shumë të madhe, nuk krijojmë dot kartel.
Ka pasur përpjekje për t’i unifikuar. E imagjoni çdo të bëhet në Shqipëri? Ne nuk kemi ende kokë, grupet tona janë të shpërndara, kanë drejtim horizontal.
Në Shqipëri nuk ka vrasje kur grupet kanë bërë marrëveshje. Kur nuk ka vrasje në Durrës apo Tiranë, atëherë është bërë marrëveshje.
Ato njihen si kohë të arta, bizneset shkojnë mirë, është lënë dakord me autoritetet, është disktuar me prokurorin, me shefin e Policisë”, u shpreh gazetari.