Ditën e sotme vatra zjarri janë vënë re në Karaburun, ndërsa ende nuk raportohet se janë shuar.
Për shkak të terrenit të vështirë zjarrëfikëset nuk mundën të shuanin flakët dhe tashmë po bëhet ndërhyrja nga ajri. Njoftimin për këtë e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes.
Njoftimi:
Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.
/e.rr