Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ku në fokus ka patur rekomandimet e “Venecias” si dhe mbushjen e vakancave.
KED sqaron se është ngritur grup pune për rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Ngrihet grup pune për rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në njoftimin e KED.
Më tej, KED thekson se rekomandimet pasqyrohen edhe në aktet rregullatore. KED shprehet se po ashtu është përmbyllur procesi për dy vakancat e përkohshme.
Gjithashtu, KED thotë se vakanca e tretë që i takon Metës nuk është përfunduar.
Gjithçka u realizuar sipas ketij rendi dite:
1.Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Përpara nisjes së diskutimeve në respektim të këtij rendi dite, anëtarët e KED duhet të miratonin edhe procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të datave 3, 5 dhe 6 shkurt 2020. Për miratimin e këtyre procesverbaleve u vendos që të procedohet në mbledhjen e radhës së KED, pasi ato t’i përcillen Avokatit të Popullit për t’u njohur më përmbajtjen e tyre.
Sa i takon pikës së parë të rendit të ditës, KED vendosi të ngrihet një grup pune i përbërë nga anëtarja e KED Znj. Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Znj. Marsida Xhaferllari, të cilat do të punojnë intensivisht mbi pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këto rekomandime do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen e kandidaturave për vendet vakante.
Në lidhje me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara u bë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohëshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t’u përcillen kandidaturave përkatëse. Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit.
/e.rr
Pra zhurma per Marsida Xhaferrllarin dhe artikulimet e Rilindjes kane qene gam-game te kota per pazare midis saj dhe likekembeplehut president i cili nuk dekretoj Vorpsin e propozuar e para ne liste. Marveshje batakçinjsh te korruptuar presidence-kryeministri ose Rilindje-Lsi qe flet per imoralitetin e instaluar ne institucionet kryesore te shtetit shqiptar.