Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin e madh policor Itali-Shqipëri ku ranë në pranga 37 persona, 7 prej të cilëve shqiptar. Bëhet me dije se dy prej të arrestuarve shqiptar janë Robert Muftari dhe Elton Hamza, persona të cilët njihet për veprimtaritë e tyre në fushën e narkotikëve.
Të dy këta persona mësohet se kishin rol kryesor në këtë organizatë të cilës iu bllokuan rreth 40 mln euro drogë.
40 milionë euro drogë e sekuestruar, 4 milion euro asete si prona, automjete, para cash dhe 37 persona të arrestuar është bilanci i një megaoperacioni italo-shqiptar të finalizuar mëngjesin e kësaj dite. Bilanci i këtij operacioni të ndarë në dy faza ‘‘Kulmi‘ dhe “Shefi‘‘ u bë publik në një konferencë të përbashkët të antimafias italiane e SPAK të mbajtur në Romë.
/e.rr