Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përgëzuar aksionin e kryer mes SPAK në bashkëpunim më antimafian italiane në arrestimin dhe shkatërrimin e grupit të strukturuar kriminal. Yuri Kim thotë se punët e tilla kundër krimit të organizuar dhe trafikut duhet të vijojë dhe se sjellë rezultatet që priten nga shqiptarët.
“Urime SPAK për aksionin e saj të fundit në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar dhe bashkëpunimin me antimafian italiane. Vazhdoni punën e nisur dhe jepni më shumë rezultate në emër të popullit shqiptar”, shkruan Kim.
40 milionë euro drogë e sekuestruar, 4 milion euro asete si prona, automjete, para cash dhe 37 persona të arrestuar është bilanci i një megaoperacioni italo-shqiptar të finalizuar mëngjesin ditës së sotme.
/e.rr