Edhe pse i ka cilësuar akuzat e “Speciales” si false, Hashim Thaçi tha se është gati të japë dorëheqjen nëse ato konfirmohen.
Në adresimin ndaj shqiptarëve, Presidenti i Kosovës kërkoi stabilitet politik teksa falenderoi cilindo për fjalët inkurajuese, shkruan javanews.al
“Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin dhe stabilitetin institucional. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim. Ditët në vijim do të diskutoj me liderët politikë për hapat e mëtejshëm. Nëse aktakuza konfirmohet, unë betejën me drejtësinë nuk do ta bëj nga zyra e Presidentit” – tha Hashim Thaçi.
Surrati te eshte prishur por ndoshta e keni bere noj VIZE me EDI RAMEN sonte