Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas takimit me Fatmir Limajn në selinë e partisë Social-demokrate është takuar me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani.
Ai tashmë ndodhet në Kuvendin e Kosovës ku po zhvillohet takimi, në të cilin merr pjesë edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Bëhet e ditur se në orën 17:00 Rama do të takojë edhe kryetarin e VV-së Albin Kurtin dhe në ora 18:50 do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Kjo vizitë e Ramës në Prishtinë erdhi pas lajmit nga Prokuroria Speciale për aktakuzat ndaj Thaçit e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
/e.rr