Ish-kryeministri francez François Fillon dhe bashkëshortja e tij Penelope u dënuan me burg për mashtrim, në skandalin e quajtur “punë të rreme”.
Ai u dënua me 5 vjet burg, nga të cilat do të bëj vetëm 2, ndërsa, bashkëshortja u dënua me 3 vjet lirim me kusht. Secili prej tyre u gjobit me 375 mijë euro.
Prokuroria gjeti se ai i ka paguar bashkëshortes €831,400 për një punë të pakryer asnjëherë. Skandali u zbulua gjatë fushatës presidenciale të vitit 2017. Pas publikimit të skandalit, Fillon humbi shumë pikë.
“Pagesa është në disporporcion me punën e bërë”, tha gjyqtari. “Zonja Fillon u punësua për një punë që nuk ekzistonte”. Ajo u shpall fajtore për bashkëpunim në përfitimin e fondeve publike.
Skandali “Punë të rreme”:
Fillon punësoi bashkëshorten e tij si asistentet e tij në Kuvend për vitin 1988-90 dhe sërish në 1998-2002, dhe më pas si asistente e deputetit Joulaud nga viti 2002 deri në vitin 2007. Ajo punoi sërish për bashkëshoritn nga viti 2012 deri në vitin 2013.
Por në të vërtet ajo nuk i ka kryer asnjëherë këto punë. Ajo nuk ka pasur asnjëherë një email zyrtar të Kuvendit dhe as leje hyrje në godinë, si çdo funksionar tjetër.
Gjithashtu, Zonja Fillon ka përfituar 100 mijë euro vetëm për disa artikuj letrar në të përditshmen franceze La Revue des Deux Mondes, në pronësi të një multimilioneri, mik i familjes.
Ndërkohë që në Shqipëri, para drejtësisë nuk ka dalë kurrë ndonjë kryeministër apo president përvec Fatos Nanos dhe Ramiz Alisë. Qoftë edhe për ngjarjet makabre si viti 1997, Gërdeci, 21 Janari etj…
/JavaNews/a.r