Njëri nga shoferët e Qendër Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ka gjetur vdekjen.
Viktima është Artur Ndreu, i cili ka gjetur vdekjen pasditen e së dielës, pak pasi kishte dalë nga shtëpia.
I ndjeri pësoi infarkt, në zemër, ndërkohë që sipas “Gazetës Shqiptare” rezultoi i infektuar edhe me koronavirus.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shkruan:
“QKUM shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmeve. Artur Ndreu, i palodhur dhe i kudo ndodhur! Arturi dhënës i ndihmës së parë, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar në shërbimin e urgjencës paraspitalore të Tiranës. Fatkeqësisht u nda nga jeta në mënyre të papritur. Do ti mungosh familjes, pacientëve, kolegëve, urgjencës, miqve dhe shokëve. Lamtumirë Artur, të qoftë dheu i lehtë!”
/a.r