Byroja e Kuvendit është mbledhur sot për të shqyrtuar ankesën e deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kundërshton përjashtimin me 10 ditë nga seancat e Kuvnedit. Masë kjo e marrë nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në datën 23 qershor.
Në përfundim të mbledhjes Byroja e Kuvendit ka vendosur përjashtimin e deputetit Gjuzi deri më datë 1 korrik.
NJOFTIMI
Sipas Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuendit, për shqyrtimin e ankesës së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”.
Byroja vendosi përjashtimin e deputetit Kujtim Gjuzi nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare deri më datë 1 Korrik.
/e.rr