Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka filluar këtë mesditë turin e takimeve në Prishtinë. Të parin ka takuar Fatmir Limajn të Nismës Socialdemokrate i cili është pjesë e qeverisë aktuale në Kosovë.
Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Rama pritet të takohet me Avdullah Hotin më pas, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe Hashim Thaçin.
Vizita e Ramës në Prishtinë vjen pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria Speciale e Hagës, ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për rreth 100 vrasje gjatë luftës me Serbinë.
/e.rr