Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte sot e ftuar në konferencën për klimën e biznesit, ku Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi indeksin e biznesit për vitin 2019.
Tabaku pas akuzave kundër qeverisë u shpreh se zgjidhja është programi i PD-së me taksën e sheshtë, 9%, që sipas saj rrit konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon, ul informalitetin si dhe afron investitorët e huaj.
“Nuk më pëlqen optimizmi i tepruar i zotit Shalsi. Jemi në një situatë tjetër sot, dhe zgjedh që të flas për të ardhmen duke pasur parasysh edhe situatën aktuale dhe problemet që u paraqitën sot këtu. Situata ekonomike pavarësisht krizës së COVID, efektit që do të ketë në të gjithë botën, por varet edh enga politikat qeveritare.
Ne mendojmë për një politikë të re fiskale, një taksë të sheshtë. Sot ka institucioni dhe rregulla pa fund, që ndryshohen papritur, krijojnë probleme, monopole, mungesa e konkurrencës, oligarkizimi.
Kemi nevojë të grupojmë ato 18 taksa dhe tatime në një taksë të sheshtë për t’i dhënë frymë biznesit, jo ti biem në qafë, por të jetë partneri më i madh. Taksa e sheshtë mund të zgjidhë problemin e informalitetit, etj. 150 herë kanë ndryshuar ligjet fiskale në 7 vitet e fundit. Shteti nuk mbahet me gjoba, por me taksa” tha ajo.
/e.rr