Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 64 raste pozitive, duke e bërë kritike situatën me Covid-19 në vendin tonë.
Nga të gjitha rastet pozitive sot janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19 në Lezhë, që janë kontakte të personave të infektuar më parë dhe nuk kemi të bëjmë me vatër të re infeksioni. Ndërsa 2 rastet në Kurbin janë një punonjëse fasonerie dhe një tjetër grua që ka marr pjesë në një dasmë.
Nga ana tjetër në Vlorë është regjistruar vetëm një rast sot, i cili është një punonjës porti ngarkim shkarkimi, që është infektuar nga një i afërm.
/e.rr