Bashkia e Tiranës ka kërkuar ndihmën e disa artisteve për të promovuar pikat turistike që gjenden në kryeqytet. Teksa i priti në një takim 8 artistët shqiptare, kryebashkiaku zbuloi disa detaje të nismës së tij.
“Jam superkrenar për 8 artistë të mrekullueshëm dhe grupin e instrumentistëve, njerëz që e duan të bukurën, teksa promovojmë 8 vende shumë të bukura në Tiranë. Pushimet e verës po afrojnë e me situatën e COVID-it lëvizjet do jenë të kufizuara. Është një moment ideal jo vetëm për të bërë pushimet në Shqipëri, por edhe për të bërë pushime në Tiranë, për të zbuluar vende të reja, që ndoshta shumica e njerëzve as nuk e dinë që ekzistojnë”..Shpresoj që me këtë edicion të Tirana Sessions, ku secili do shohë artistin apo artisten e preferuar në një vend ku as ndoshta nuk e dinte ku binte, por prej këtij kurioziteti do zbulojë që ishte shumë afër shtëpisë së tij në Tiranë”.
Artistët do të sjellin një kolazh mbresëlënës për qytetin e Tiranës, duke na prezantuar me vende atraktive që duhen vizituar.
/a.r