Ky është momenti i arrestimit të 33-vjeçarit Ilir Xhepajt në Tiranë, njëri nga bashkëpunëtorët në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç.
Pas vrasjes mbrëmjen e 30 majit në Laç, ai fshihej në Tiranë, në zonën e Unazës së Re ku u vu në pranga nga policë të veshur civilë, siç dallohet edhe në këto pamje.
Televizioni Klan mëson se Ilir Xhepaj u lokalizua pasi ishte vendosur në përgjim telefoni i bashkëshortes së tij. 2 ditë më parë ai e ka telefonuar atë me një numër që nuk nuk ishte ne emrin e tij.
33-vjeçari rezulton si njëri ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Eduart Lamajt, në vrasjen e dy biznesmenëve në Laç. Emri I tij u zbulua pasi Eduart Lamaj tregoi shokët, ku përmendi edhe emrin e Ilir Xhepajt.
Por pas arrestimit, Xhepaj ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje. Ai ka thënë se i njeh personat që mund të kenë kryer vrasjen, por ai nuk ka qenë me ata natën që ndodhi ekzekutimi. I riu ka theksuar se do flasë më shumë në një moment të dytë.
Ilir Xhepaj ishte në kërkim nga policia pasi qëlloi me armë ndaj Zef Markut në Laç, ngjarje e ndodhur më 15 maj të këtij viti. Po kështu 33-vjeçari ishte dënuar më herët për plagosje me armë në Kurbin dhe grabitje në Fushë-Krujë dhe cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë.
Në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç, mbeten edhe Elson Alija dhe Klaudio Perkolaj, djali i një polici në Laç.