Në Aeroportn Ndërkombëtar të Prishtinës, të shtunën pas mesnatës ka ateruar fluturimi i parë nga Baseli pas më shumë se tre muajsh. Të gjitha fluturimet ishin të pezulluara si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19.
“Është kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë nga Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për rihapje të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, nga data 28 qershor.
“Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, kishte thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ky lloj testi vërteton nëse koronavirusi është aktiv në organizimin e njeriut.
/a.r