Pesë propozime të qarta, të mundshme për të përfituar nga kjo krizë, duke e bërë atë një mundësi dhe për t’i shndërruar investimet pas pandemisë në cilësi dhe pasuri për të gjithë.
Janë këto idetë e paraqitura nga arkitekti dhe planifikuesi i njohur urban, Stefano Boeri, në një panel në të cilin morën pjesë përfaqësues të botës së kulturës dhe argëtimit.
Pylli vertikal thënë më thjesht pyllëzimi: angazhimi për të shtuar numrin e pemëve në qytetet tona, një pikë në të cilën edhe kryeministri italian, Giuseppe Conte e shumë liderë botërorë janë angazhuar se për këtë ide duhet të fillohet menjëherë.
Roli i shkollave në një qytet që ndryshon. Ato duhet të jenë qendra komunitare të hapura, për të rizbuluar atë komunitet që do të duhet të jetë baza e qyteteve të reja, me të gjitha shërbimet e arritshme për 15 minuta.
Rigjallërimi i fshatrave historikë. Për një efikasitet dhe bukuri të preferohet modeli francez që lejon ”dialogun” midis qyteteve dhe rrjeteve të fshatrave historikë, që duhet të bashkëpunojnë, përndryshe ripopullimi i fshatrave nuk do të ndodhë.
Zëvendësimi i ndërtesave. Janë miliona ndërtesa që konsumojnë energji që duhet të prishen dhe rindërtohen. Çështja është rigjallërimi i sektorit të ndërtimit, por në emër të qëndrueshmërisë dhe cilësive mjedisore. Sot, nëse ndërtohen ndërtesat që konsumojnë më pak dhe marrin më pak hapësirë, duhet të hiqen tarifat e urbanizimit.
Spektaklet live. Propozoj të frymëzohemi nga modeli anglez ”Live Music Act”, që lejon që deri në orën 23:00 të bëhet muzikë, por edhe teatër, me një maksimum prej 200 personash, pa marrë leje dhe pa burokracira.