Një 39- vjeçar u arrestua në Berat pasi po kryente ndërtime në banesën e tij e cila mbulohet nga zona muzeale e kalasë.
B.K, u arrestua teksa po kryente ndërtimin e paligjshëm teksa u procedua edhe një 61- vjeçare.
Nuk shpëtoi as inxhinieri i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat, E.Z, 34- vjeç i cili gjithashtu është proceduar nga Policia.
NJOFTIMI NGA POLICIA Berat
Ndërtoi në zonën muzeale të kalasë arrestohet 39 vjeçari.
Nga ana e specialistëve për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit B.K., 39 banues në lagjen Kala, pasi nga ana e forcave të policisë u konstatua se ky shtetas po kryente ndërtim të pa ligjshëm në banesën e vet, në zonën muzeale të kalasë
Gjithashtu u proçeduan në gjendje të lirë D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.