Kryeministri Edi Rama përcolli pamje nga ferma e shegëve në Konispol, që prodhon 320 tonë shegë në vit, duke theksuar se ky është një nga shembujt e mbështetjes së qeverisë shqiptare për Bujqësinë.
Kryeministri Rama vuri në dukje se kjo mbështetje do të vijojë.
“Ferma e shegëve në Konispol “Falcon Land” që prodhon 320 ton shegë në vit është një tjetër shembull i mbështetjes që qeveria shqiptare ka dhënë dhe do të vijojë të japë për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë”,- theksoi Rama.
/e.rr