Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar praninë e koronavirusit të ri në rrjetin e ujërave të zeza të Barcelonës që në mars të vitit 2019. Infeksioni ka qarkulluar në popullatë shumë më herët nga sa bota e mori vesh për ekzistencën e Covid-19, thuhet në një deklaratë të Universitetit të Barcelonës, më prestigjiozi i vendit.
Studimi u drejtua nga Laboratori i Virologjisë i universitetit në bashkëpunim me kompaninë publike-private Aigues de Barcelona, që menaxhon rrjetin e ujësjellës kanalizimeve të zonës metropolitane të Barcelona.
Studimit nuk i është bërë ende oponencë shkencorë, shtojnë autorët e tij në deklaratë.
Studimi nënvizon se “pavarësisht se COVID-19 është një sëmundje respiratore, shkencëtarët kanë gjetur sasi të mëdha gjeomi të kornavirusit në ujërat e zeza.”
Që prej 13 prillit të këtij viti shkencëtarët kanë analizuar çdo javë mostra të ujërave të zeza të Barcelonës.
Duke analizuar praninë e koronavirusit në ujërat e zeza shkencëtarët zbuluan fillimisht edhe datën kur virusi mund të kenë filluar të shpërndahet nëpër popullatë.
Kjo i nxiti shkencëtarët që të analizojnë edhe mostra të ngrira të ujërave të zeza të Barcelonës të nga janari 2018 deri në dhjetor 2019. Analizat nxorën përfundimin e papritur të pranisë së gjenomit të SARS-CoV-2 që në mars 2019.
Nga koronavirusi i ri janë infektuar mbi 9.5 milionë vetë në mbarë botën që kur qyteti kinez i Wuhanit raportoi shpërthimin e epidemisë në fund të vitit 2019.
g.kosovari