Gjenden dy armë zjarri që dyshohet që të jenë përdorur në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç.
Policia gjatë krehjes së zonës në spitalin privat “Amavita” në Qytet Studenti ku u mjekua ilegalisht Eduart Lamaj, i akuzuar si ekzekutori, ka gjetur të fshehura pak metra më larg 2 pistoleta që dyshohet se janë përdorur nga në vrasjen e dyfishtë në Laç më 30 maj.
Armët dyshohet se janë fshehur nga Lamaj dhe pas sekuestrimit kanë kaluar në laboratorin shkencor për analizim të gjurmëve.
Lamaj, 30 vjeç nga Sanxhaku i Kurbinit ka pranuar autorësinë e krimit.
Ky i fundit u fsheh për 25 ditë tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe 3 bashkëpunëtorët e Lamajt, të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.
g.kosovari