Pandemia Corona po mban gjithë botën pezull. Ndërkohë që vende si Italia, Spanja apo Franca, kanë një numër të lartë vdekjesh, kriza për vendin ballkanik të Shqipërisë, ka qenë relativisht e butë.
Pandemia Corona po mban gjithë botën pezull. Ndërkohë që vende si Italia, Spanja apo Franca, kanënjë numër të lartëvdekjesh, kriza për vendin ballkanik tëShqipërisë, ka qenë relativisht e butë. Kufijtë janë hapur tashmë dhe turistët e parë dentar po arrijnë. NEX24 foli me Dritan Gremin, I cili drejton një klinikë dentare në kryeqytetin e Tiranës.
Gremi, ju jeni një sipërmarrës i njohur në vendin tuaj. Prej vitesh “Viaggiare & Sorridere” merret me turizem shendetesor, konkretisht kura dentare dhe kirurgji estetike. Sa i vështirë ka qenë për ju rikthimi në treg pas pandemisë?
Po, si çdo sektor tjetër i ekonomisë edhe Gremi Clinic pati pauzën e vet të detyruar. Por fatmirësisht, pas një mbylljeje prej afro 2 muajsh e gjysmë “Gremi Clinic” ka rihapur strukturat e saj duke mirëpritur pacientët e parë të huaj. Duke qenë se shërbimet që ne ofrojmë janë pjesë e turizmit shëndetësor, me gjasë edhe turistët e parë në Shqipëri pas karantinës kanë qenë pikërisht pacientët tanë. Kufijntë u hapën të parët për turizmin dentar. Aktualisht ne jemi duke u ofruar shërbim 40 pacientëve kryesisht nga Italia, Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria. Duke pasur parasysh situatën që ka kaluar e gjithë bota si dhe kufizimet e lëvizjeve mes vendeve, ky mund të cilësohet si një fillim i mirë për këtë sezon.
Sa i sigurtë duhet të ndihet një pacient i huaj që vjen në Gremi Clinic pas kesaj pandemie?
Në klinikëntone nuk kanë munguar asnjëherë higjiena apo masat mbrojtëse as para pandemisë. Gjithsesi, që prej shpërthimit te pandemisë, Gremi Clinic ka implementuar protokolle të larta sigurie kundër Covid-19. Këto masa në tërësi dhe zbatimi i rreptë i tyre garantojnë shëndetin e pacientëve dhe të më shumë se 100 punonjësve. Nëtëgjitha shërbimetqë ne ofrojmë, siç janëlaboratorët, strukturat akomoduese, baret, restorantet e shumë të tjera, zbatohen protokollet më të rrepta të këshilluara nga organet më të larta të shëndetësisë.
Pse mendoni se turistet duhet te zgjedhin Shqipërine këtë vit?
Shqipëria ka qenë gjithnjë një destinacion i preferuar për turistët. Por sot kur e gjithë bota përballet me pandeminë dhe kufizimet qe ajo ka sjellë, mendoj se janë pikërisht shifrat ato që e favorizojnë vendin tonë. Menaxhimi shumë i mirë i situatës qysh prej fillimit te pandemise ka bërë që Shqipëria të jetë sot një nga vendet më të sigurta të rajonit.
Mendoj se ky rezultat ka ardhur si pasojë e marrjes së masave kufizuese në mënyrë të menjëhershme nga qeveria, por edhe solidaritetit të treguar mes shqiptarëve për të respektuar distancimin social.
Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian,është faktuar se virusi tek ne ka qarkulluar një muaj “me vonesë” dhe nuk ka krijuar vatra të mirëfillta infeksioni. Aq më tepër rastet e shtetasve të huaj të infektuar ne vendin tonë nuk ekzistojnë,ç’ka do të thotë se shërbimi i ofruar në strukturat hoteliere është tepër i sigurt.
Sa i përket Gremi Clinic, vlen të theksohet se në 30 ditët e fundit asnjë prej stafit tonë nuk ka rezultuar i prekur nga Covid-19.
Por a janë në dijeni shtetasit e huaj për këtë situatë pozitive dhe si paraqiten kërkesat e tyre për të gjithë sezonin?
Sigurisht që po. Besoj se kushdo që kërkontë udhëtojë drejt Shqipërisë, aq më tepër për të marrë një shërbim mjekësor, interesohet për të pasur një panoramë të përgjithshme. Në rastin tonë, kriza ekonomike që po mbane pezull gjithe botën ka sjellë një rritje të kërkesave nga pacientët e huaj. Kryesisht atyre europianë që janë të interesuar sidomos për kurimin e dhëmbëve. Përveç klimës dhe bukurive natyrore, Shqipërinë e favorizojnë edhe çmimet konkurruese dhe aspekti ekonomik është tepër i rëndësishëm për të gjithë pas goditjes nga pandemia.Aktualisht ne kemi prenotime për muajt korrik, gusht dhe shtator. Nisur nga kerkesat e larta që kemi pasur, mendojme se numri i prenotimeve do te rritet gjithashtu.
Ne mbetemi plotësisht të angazhuar në respektimin maksimal të të gjitha protokolleve të sigurisë duke nisur nga pritja në aeroport, tek shërbimi në klinikë dhe akomodimi në hotele apo restorante që sikurse ju thashë, menaxhohen të gjitha nga ana jonë. Sigurisht që jemi të vetëdijshëm për situatën aktuale ku virusi vazhdon të jetë mes nesh.Dua të shfrytëzoj rastin për t’iu falenderuar juve dhe për t’iftuar pacientët gjermanë në vendin tonë.
Përveç mikpritjes, Shqipëria është një vend i mrekullueshëm ku përtej shërbimeve shëndetësore ka shumë bukuri natyrore për të shijuar.