Leonardo DiCaprio nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie me ndonjë vajze nën moshën 25-vjeçare. Pas një analize të të dhënave të ish të dashurave të 44-vjeçarit, zbulohet se Bar Refaeli, Kelly Rohrbach dhe Nina Agdal kanë qenë të dashurat më të “moshuara” të aktorit të famshëm, të cilat kanë mbushur 25 vjeç përpara se të përfundonte lidhja me Leonardo DiCaprio, pak ditë më vonë.
Të tetë të dashurat e yllit të Hollywood-it kanë një moshë mesatare 22.9 vjeç dhe më e reja ka qenë Gisele Bundchen, e cila ishte 18 vjeç kur nisi të frekuentohej me protagonistin e “Titanic” në vitit 1999, lidhje që përfundoi pas pesë vitesh.
Nga viti 2017, aktori ka një marrëdhënie me Camila Morrone, modele dhe aktore argjentinase, e cila është 21-vjeçare.
Para se të njihej me të, ai ka pasur shumë lidhje. Më poshtë do ju tregojnë disa nga fotot e Leo-s me ish-të dashurat.