Presidenti Ilir Meta sot ka ripërsëritur se ëshët i bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.
Meta shprehet se me urtësi, unitet, dhe largpamësi Kosova do fitojë duke i dalë në krah Thaçit e Veselit që kanë qenë pjesë e UÇK-së në luftën ndaj Serbisë në 1999.
Statusi nga Ilir Meta:
I bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli.
Kosova, me Urtësi, Unitet dhe Largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë! 🇦🇱❤️🇽🇰
/e.rr