Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit u mblodh sot për të vendosur për ngjarjet që ndodhën në mesjavë në Kupën e Shqipërisë si dhe për ndodhitë e fundjavës në Kategorinë e Dytë dhe futbollin e moshave. Mes 10 masave të marra, klubi i vetëm i Superiores i cili e ka pësuar nga Disiplina është Skënderbeu.
Masat:
1. KF Skënderbeu, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS të dënohet me gjobë 30.000 (tridhjetëmijë) lekë.
2. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Liço, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i FK Këlcyra, Abaz Zaimi, për protestë ndaj vendime të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste ofenduese, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4. Lojtari i KF Butrinti, Benardo Bazaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
5. Lojtari i KF Butrinti, Benardo Bazaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6. Lojtari i KF Maliqi, Xhuljan Trendafili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
7. FC Besa U-19, për mos paraqitje në ndeshjen kundër Akademia e Futbollit U-19, në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.
8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Klosi, Flogert Doma. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
9. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Pogradeci, Emiljano Hidri. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
10. Rrëzimin e kërkesës se KF Vllaznia U17 lidhur me zyrtarin Brikeno Bizi si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
/e.rr