Një person në Vlorë, ka humbur kontrollin dhe është sulur që të godasë gjyqtarin.
Por veprimi i tij është frenuar nga punonjësit e sigurisë, të cilët e kanë ndaluar.
Kjo bëri që Elidon Iufi, 45 vjeç, banues në Vlorë, të vihet në pranga.
Isufi akuzohet se në sallën e gjyqit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka kryer veprime të dhunshme ndaj trupit gjykues.
45-vjeçari ishte palë në procesin që po gjykohej, ndërkohë që detaje të mëtejshme nuk bëhen me dije.
Në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë.
/a.r