Adjola Lakra është personi i tretë i prangosur nga policia për ekzekutimin e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit.
Mediat raportojnë se Policia ka dyshime të forta për rolin e 26-vjeçares si bashkëpunëtore me Viktor Markun.
Sipas informacioneve të para, Lakra mendohet se ka lënë takim me viktimën në zonën e Komunës së Parisit, duke e nxjerrë kështu në pritë.
Vajza, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh, shkruajnë mediat. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit
Më herët për vrasjen në fjalë janë prangosur Sebastjan Mali dhe Viktor Marku. Ku i fundit mendohet se është hakmarrë për ekzekutimin e vëllait të tij Prelë Marku nga Hekuran Billa, shumë vite më parë në Britaninë e Madhe.
/JavaNews/a.r