Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,504,676 të infektuar dhe janë shënuar 126,785 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 25.060. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 736 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 55,054 viktima dhe mbi 1.2 milionë të infektuar.
Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,462 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 13 raste të reja.
Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,678 mijë viktima dhe në Francë 29,752, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur 28.330 qytetarë.
g.kosovari